Ambasada italiane porosit qytetarët e saj: Qëndroni larg protestës së opozitës
Me një komunikim publik, Ambasada italiane në Tiranë i kërkon qytetarëve italianë të qëndrojnë larg vendit ku sot pritet të zhvillohet protesta e opozitës.
“Ju rekomandojmë, shkruan njoftimi i Ambasadës italiane të qëndroni larg vendit të protestës, të evitoni grumbullimet, të tregoni kujdes maksimal e të ndiqni përditësimin e zhvillimeve përmes organeve të shtypit”.
Gjithashtu Ambasada italiane informon qytetarët e saj se manifestimi i sotëm mund të sjell vështirësi në qarkullimin rrugor në qytet.
Opozita ka thurrirur sot protestë para Kuvendit në orën 10, kohë kjo kur edhe do të mbahet seanca plenare.
KOHA JONË SONDAZH

