Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë. Çfarë ndryshon nga nesër

Duke nisur prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Tashmë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

Swiss Digital Mobile Reklama

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?