Ambasada kineze në Tiranë përkujton 92 vjetorin e themelimit të Ushtrisë
Ambasada Kineze në Tiranë përkujtoi 92-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në një aktivitet të posaçëm me praninë e personaliteteve të rëndësishme të jetës publike e shtetërore si dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
Sivjet është 70 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, një vit i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe .”Kina gjithmonë e konsideron Shqiperine si një mik dhe partner të sinqertë. Pala kineze mbështet vendosmërisht perpjekjet e Shqiperise per ta anëtarësuar në BE. Populli shqiptar ka kapacitet e mençuri të nxjerrë konsensus shoqëror dhe zgjidhje që përputhen me interesin afatgjatë kombëtar”,tha ambasadori Zhou Ding.
Image preview
Ambasadori Zhou Ding tha se Kina mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe apelon për zgjidhje që përputhen me interesin kombëtar.
Image preview
Fjalimi i Ambasadorit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. ZHOU Ding,me rastin e 92 vjetorit të themellimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës
Të nderuar të
gjithë të pranishëm, zonja dhe zotërinj,
Mirëmbrëma!
Jam shumë i lumtur të bashkohem me ju në pritjen e 92 vjetorit të themelimit
të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Gjatë 92 viteve me erë dhe shi,
ushtria kineze u themellua dhe u rrit në luftrat për pavarësinë e çlirimin
kombëtar, u zhvillua dhe u forcua në Reformën dhe Hapjen të Kinës. Kjo video e
sapo-shfaqur, shfaq kontributet dhe sakrificat e ushtrisë kineze në aktivitetet
paqeruajtëse ndërkombëtare, eskortet detare, si dhe në përballimin ndaj
katastrofave natyrore. Në të ardhmen, si vendi kryesor i dërgimit të trupave
dhe i financimit për operacionet paqeruajtëse të OKB-së, Kina do të vazhdojë
t’i përmbahet politikës së mbrojtjes me karakter mbrojtës, do të vazhdojë të
jetë ndërtuesi dhe ruajtësi i vendosur i paqes botërore.
Shqipëria ka histori të gjatë dhe kulturë të larmishme. Njësoj si Kina,
populli shqiptar e çmon pavarësinë sovrane dhe dinjitetin e tij, që janë fituar
me përpjekje të vështira. Njësoj si Kina, populli shqiptar ka bërë sakrifica të
mëdha për pavarësinë kombëtare dhe luftën anti-fashiste. Filmat shqiptarë si “Ngadhënim mbi Vdekje”, “I teti në Bronx”, në vitet
60 e 70 të shekullit të kaluar, ishin të njohura nëpër pothuajse të gjitha
familjet kineze. Tregimet e heronjve në këto filma kanë prekur dhe inkurajuar
shikues të panumërt kinezë, duke mbjellë farën e miqësisë tradicionale
kino-shqiptare.
Ndihem shumë i nderuar të marr detyrën si Ambasadori i Kinës në Shqipëri.
Gjatë këtij gjysmë viti, jam takuar me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe
zyrtarë të ndryshëm shqiptarë, kam njohur edhe njerëz të zakonshëm miqësorë,
duke dëshmuar dëshirën e përpjekjet e institucioneve dhe popullit shqiptar për
zhvillim ekonomik. Kam vizituar qytete plot me gjallëri dhe bukuri, si Shkodra,
Berati, Vlora, Gjirokastra, duke përjetuar peisazhe të bukura natyrore dhe
kulturën e larmishme e gjithëpërfshirëse të Shqipërisë. Gjatë këtij gjysmë
viti, pothuajse çdo ditë unë mund të dëgjoj histori prekëse të miqësisë
Kino-shqiptare, duke parë gjallëri të kësaj miqësie në kohën e re.
Hidrocentrali i Vau të Dejës po vazhdon tju sjellë dritë mijëra familjeve.
Kompanitë kineze në Shqipëri paguajnë taksa të mëdha dhe ofrojnë vende pune të
shumta. Produktet bujqësore shqiptare si vera, mjalti, vaji i ullirit, po futen
në tregun kinez. Numri i turistëve kinezë në Shqipëri ka patur rritje të
dukshme. Ka gjithnjë e më shumë miq shqiptarë që shkojnë në Kinë për seminar,
biznes dhe turizëm.
Zonja dhe zotërinj, sivjet është 70 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve
diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, një vit i rëndësishëm në historinë e
marrëdhënieve dypalëshe. Kina gjithmonë e konsideron Shqipërinë si një mik dhe
partner të sinqertë. Pala kineze mbështet vendosmërisht përpjekjet e Shqipërisë
për tu anëtarësuar në BE dhe uron që ajo
të bëhet sa më parë anëtar i familjes BE. Jemi të bindur se, populli shqiptar
ka kapacitet dhe mençuri të nxjerrë konsensus shoqëror dhe zgjidhje që
përputhen me interesin afatgjatë kombëtar, dhe të realizojë begatinë e
fuqizimin e vendit. Kina do të zhvillojë marrëdhëniet me Shqipërinë gjithmonë
në bazë të miqësisë tradicionale, të parimit të barazisë dhe përfitimeve të
ndërsjellta. Ambasada kineze do të nxisë vazhdimisht bashkëpunimet politike,
ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore dhe shkëmbimet popullore midis Kinës
dhe Shqipërisë, do të mbështesë që Shqipëria të luajë një rol më aktiv e
konstruktiv në Bashkëpunim midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe
Lindore, do të mbështesë organizimin e Forumit të Kryebashkiakëve të
Kryeqyteteve të vendeve 17+1, dhe themellimin e Qendrës së Zhvillimit Rinor të
17+1 në Tiranë. Në aspektet ushtarake dhe policore, pala kineze është e gatshme
të shkëmbejë eksperienca dhe të zhvillojë bashkëpunim në fushat si asistencë në
fatkeqësi, paqe-ruajtje ndërkombëtare, luftës ndaj krimit të organizuar etj.,
për të mirën e dy popujve tanë.
Zonja dhe zotërinj, nuk diskutohet zhvillimi i vendit pa një ambient
paqësor e të qëndrueshëm brenda dhe jashtë vendit. Kina do të vazhdojë të
realizojë fuqizimin e vendit me Reformën e Hapjen dhe inovacionin e pandërprerë,
do të përballojë pasigurinë nga jashtë me përqendrimin strategjik dhe
vetëbesimin, do të mbrojë fort sovranitetin, sigurinë dhe integritetin
territorial të vendit, do të mbrojë fort multilateralizmin, normat
ndërkombëtare dhe sistemin e lirë tregtar, do të vazhdojë të promovojë idenë e
studimit reciprok mes qytetërimeve, të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.
Kina do të shtyjë më tej Ndërtimin e “Një brez një rrugë”, dhe të ndërtojnë,
bashkë me vendet e ndryshme të botës, Komunitetin me Një të Ardhme të
Përbashkët të Njerëzimit.
Në fund, më lejoni të shpreh respekt për miqtë nga qarqet e ndryshme që
prej kohësh mbështesin miqësinë kino-shqiptare, respekt për ushtrinë shqiptare,
Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës. Ju falenderoj për mbështetjen për
sigurinë e ambasadës, kompanive kineze, banuesve e turistëve kinezë në
Shqipëri. Ju uroj shëndet! Uroj një të ardhme akoma më të bukur të Kinës, Shqipërisë dhe të gjithë botës!
Faleminderit!
KOHA JONË SONDAZH

