Ambasada Ruse: Mediat po dezinformojnë për operacionin në Siri

Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë ka reaguar lidhur me raportimet e mediave perëndimore dhe lidhur me fushatën e trupave ruse në Siri kundër terrorizmit. Në një njoftim për mediat, Ambasada thekson se edhe mediat shqiptare publikojnë vetëm raportime të mediave perëndimore lidhur me atë çfarë po ndodh në Siri.

 Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ambasadës Ruse në Tiranë

“Lufta e Rusise kunder terrorizmit nderkombetar ne Siri

Ne mediat perendimore vazhdon vala e dezinformimit dhe insinuatave ne lidhje me operacionin e Forcave Ajrore te Rusise ne Siri. Eshte shqetesuese qe ashtu si me pare po publikohen material paraprakisht ter reme dhe te pavertetura, ku raportohet se si rezultat i goditjeve te aviacionit rus ne Siri po vriten civilet, po vihet ne dyshim fakti se objektivat e ketyre sulmeve jane objektet ushtarake te ekstremisteve. Per fat te keq, ne shtypin shqiptar mbizoterojne kryesisht ribotimet e shtypit perendimor. Prandaj, Ambasada e konsideron te domosdoshme te jape disa shpjegime.

Federata Ruse duke ndihmuar Sirine ne luften kunder terroristeve nderkombetare parandalon perhapjen me tej ne bote te ideologjise se urrejtjes njerezore, te ekstremizmit dhe terrorizmit nderkufitar.

Rusia mbeshtet formimin e nje fronti te gjere antiterroristik me pjesemarrjen e te gjithe atyre qe tani aktualisht po luftojne me ekstremistet: keto jane ushtrite e Irakut dhe Sirise, trupat vullnetare kurde dhe shiite, njesitet rezistente antiterroristike te opozites siriane adequate.Ne tenjejten kohe Moska ka per qellim te perkrahe nisjen e nje procesi politik konkret nen udheheqjen e OKB-se dhe bazuar ne komunikaten e Gjeneves se 30 qershorit 2012.

 Ne kundershtim me mendimin e perhapur se veprimet e Rusise nuk kane gjetur mbeshtetje nga shumica e vendeve, gjate sesionit te 70-te te Asamblese se Pergjithshme ne Neë York shume shtete u solidarizuan me qendrimin rus. Ato gjithashtu nuk shfaqin entiusazem ne lidhje me perspektiven e prishjes se arkitektures se sigurise rajonale dhe te ardhjes se paparashikueshme te ndonje “kalifati” ekstremist ne vend te shteteve tradicionale laike.

Do te donim te sillnim ne vemendje se pala ruse, ne dallim nga pjesemarresit e koalicionit ne krye me SHBA,veprojne ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare – Forca Ajore te Rusise i erdhen ne ndihme qeverise legjitime te Sirise, veprojne me pelqimin dhe kerkesen e saj.

Nuk perben sekret per askend se rritja e aktivitetit terroristik ne Lindjen e Mesme u be e mundur ne menyre te konsiderueshme nga krijimi artificial nga jashta i nje vakumi te pushtetit dhe zonave te anarkise ne rajon, perfshire dhe territorin e Sirise. Ne Rusi jane te bindur se perballja efikase kunder rrezikut terroristik kerkon ruajtjen e institucioneve shteterore te Sirise.

Shume pyetje ngrihen edhe ndaj efikasitetit te veprimeve te koalicionit kunder ISIS nen udheheqjen e SHBA-ve jo vetem ne Siri por edhe ne Irak. Si rezultat i operacioneve te koalicionit numri i luftetareve te ISIS vetem eshte rritur. Ne lidhje me kete eshte krejtesisht e paqarte pse pjesemarresit e koalicionit udhehequr ngaSHBA-te refuzojne te bashkeveprojne me palen ruse si edhe me ushtrine siriane ne luften kunder terroristeve. Lind nje pyetje logjike, a nuk i tremben ata faktit se si rezultat i nje bashkepunimi te tille ushtria siriane do te pastroje vendin nga terroristet? Rusine e akuzojne se ajo po “bombardon joteduhurit”. Por ne nuk i ndajme terroristet ne “te mire” dhe ne “te keqinj” ose ne “anen tone” dhe “jo ne anen tone”. Pavaresisht faktit se kush i sponsorizon dhe i furnizon me arme, per ne ata jane barbare te cilet ndeshkojne rober, bejne tregti me njerez dhe lende narkotike, qellojne qendra te banuara, propagandojne armiqesi ekstreme kulturore dhe fetare dhe shtremberojne vete thelbin e islamit.

Ata qe dyshojne saktesine dhe efikasitetin e goditjeve ruse duhet te njihen me shume kujdes me informacionin e plote, absolutisht korekt dhe te rregult te ministrise se Mbrojtjes se Federates Ruse rreth operacioneve te Forcave Ajrorete Rusise. Do te donim te drejtojme per kete vemendje te vecante te mediave shqiptare, qe sipas mendimeve tone kane mundesi t’i drejtojne burimit origjinal. Keshtu, vetem qe nga data 9 deri ne 13 tetor grupi i avioneve rus ne Siri u ndermorren 338 fluturime luftarake, u realizuan goditjet e sakta mbi 317 objekte te grupimeve terroristike nderkombetare te ISIS dhe Liva-al Hak ne provincat Homs, Hama, Latakia, Idlip, Rakka dhe te tjera. Raportet rreth ketyre sulmeve jane te disponueshme per kedo dhe jane te publikuara ne faqen zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes se Federates Ruse. Ambasada e Rusise ne Shqiperi eshte e hapur per dialogun konstruktiv me perfaqesuesit e mediave shqiptare per kete ceshtje”. 

SHKARKO APP