Ambasada:Stacioni Hapësinor do të mund të shihet në Tiranë për 3 minuta

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet rrejtit social në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë sjell një lajm interesant, ku shprehet:

“Disa herë në javë, Misioni i Kontrollit të Qendrës Hapsinore Johnson të NASA-s në Houston, Teksas, përcakton mundësitë për të parë stacionin e hapësirës nga 6,700 vendodhje kudo në botë. Stacioni në hapësirë duket si avion ose si një yll i madh shndërritës që lëviz në qiell, por nuk ka dritë që ndizet dhe fiket e as nuk ndryshon drejtim”.

“Sonte në mbremje në orën 18:13, stacioni do të mund të shihet në Tiranë për 3 minuta. Shijojeni këtë pamje të mrekullueshme. Dhe na dërgoni një foto nëse arrini të bëni një të tillë”, shkruhet nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

SHKARKO APP