Ambasadat kërkojnë vëzhgues nga KQZ

Ndërkombëtarët kanë dhënë sinjalin e fundit se i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se do të jenë pjesë e tyre përmes grupeve të vëzhguesve. Ata i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Duke përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.

Ndërsa kërkesa e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mban datë (25 dhe 26 qershor), nga ana tjetër OSBE (institucioni i vetëm që merret me cerfifikimin e zgjedhjeve), i ka dërguar këtë kërkesë KQZ-së prej datës 19 qershor, për të akredituar vëzhguesit e saj. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?