Ambasador i Shqipërisë në SHBA, ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati nis punën

David Wisner i ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-deputetin e PS-së, Ervin Bushati.

Wisner e uroi Bushatin për detyrën e tij të re dhe vlerësoi lidhjet historike mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Wisner shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për rolin vendimtar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjet e Ukrainës.

Po ashtu Bushati do të jetë ambasador jorezident dhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

SHKARKO APP