Ambasadores së BE, Vllahutin i përmendin “dashuriçkat” në vend të Reformës

 

Nuk lihet e qetë ambasadorja e BE në Tiranë. Ajo punon seriozisht e me pasion për reformen në drejtësi, ndaj duket se po e godasin edhe në çështje private, të cilat i përkasin vetëm asaj.

Sot në "Dita"  ka botuar këtë shkrim në lidhje me një takim te Vllahutin në fakultutetin juridik. Në Fakultetin Juridik, pedagogët dhe studentët e pranishëm në sallë kanë patur momente replikash me dy zyrtarët ndërkombëtarë në panel. Këta të fundit nuk kanë pranuar t’u përgjigjen pyetjeve të pedagogëve pasi janë dëgjuar prej këtyre të fundit për rreth 1 orë, madje nuk kanë pranuar as t’i mbanin pyetjet shënim.

Një prej pedagogëve ka shkruar në rrjetet sociale se përpara dëgjesës, zyrtarët ndërkombëtarë kanë bërë komente të pavenda për një drekë ku kishin “pirë verë të mirë”.Ai është shprehur madje se dy prezantuesit e huaj të reformës ishin “arrogantë dhe të ardhur në qejf nga pija”. Edhe gjatë një dëgjese të drejtuar nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Vllahutin një gjykatës i pranishëm i ka përmendur asaj të kaluarën dhe “mungesën e moralit për të akuzuar”, ndërsa ambasadorja ishte duke u përmendur të pranishmëve korrupsionin në vendime.

Konkretisht diplomates Vlahutin, e cila është kroate i janë përmendur disa shkrime të sikletshme në mediat e vendit të saj gjatë kohës kur Vlahutin punonte në stafin e presidentit Ivo Josipoviç në pozicionin e këshilltares për punët me jashtë. Mediat kroate kanë aluduar hapur se karriera e ish-gazetares Vllahutin u ndikua nga një lidhje “përtej miqësisë” me ish-presidentin, 55 vjecar, i martuar dhe baba i një fëmije (foto).

Znj.Vllahutin e ka kaluar replikën duke thënë se tema e dëgjesës nuk kishte të bënte me punët e saj private.Me sa duket pas fazës së parë kur u gjet një gjuhë e përbashkët, reforma në drejtësi ka nisur të prodhojë tashmë tension, sidomos pas toneve të pazakonta të përdorura nga ambasadori amerikan dhe kundërshtive të draftit nga Komisioni i Venecias, shkruan "Dita". 

SHKARKO APP