Ambasadori Amerikan Lu: Të pasurit e blejnë drejtësinë.Të varfërit e vuajnë

 

Ambasadori Lu eshte prape ne sulm ndaj sistemit te sotem te drejtesise. Ai eshte nje shprese se do te kete me shume drejtesi.  Ndaj Donald Lu nuk terhiqet .Në tryezën e reformës për drejtësinë Ambasadori i SHBA-së nënvizoi sërish rëndësinë e reformës në drejtësi.

Në një sistem të korruptuar viktima janë gratë, të varfërit dhe personat pa pushtet politik. Dëshmi e saj është historia e një gruaje dhe padrejtësia që iu bë në gjykatë.  Këtë e tregoi ambasadori amerikan Donald Lu

Donald Lu: Një nga arsyet pse na intereson kaq shumë reforma në drejtësi është historia e një gruaje shqiptare dhe sesi një gjyqtar privoi atë nga fëmijët e saj.

Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite. Ai ishte dënuar më parë për krime seksuale, pas vitesh vuajtje ajo më së fundi gjeti kurajon ta linte bashkëshortin për sigurinë e fëmijëve të saj.  Kur ajo shkoi në sistemin gjyqësor për të kërkuar drejtësi gjeti më shumë vuajtje.

Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm seksual të dënuar më parë, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj, kjo i theu zemrën. Pse një gjyqtar do të vendoste në favor të një personi të tillë?

Një arsye e thjeshtë: Korrupsioni

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm lejon gjyqtarët e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por shkatërron jetën e njerëzve të ndershëm.

Në një sistem të korruptuar viktimat shpesh janë gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë. Ndërsa të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktima.

SHKARKO APP