Ambasadori amerikan në zyrën e Edi Ramës

 

"Presidenti"  de facto i Shqipërisë ambasadori amerikan Lu ka marrë situatën në dorë gjatë këtyre ditëve.  Zhvillime të tjera priten në gjirin e mazhorancës përsa i përket dekriminalizimit. Ambasadori amerikan Donald Lu është parë sot në selinë e kryeministrisë. Ai mësohet të jetë takuar me kryeministrin për të biseduar pikërisht për dekriminalizimin, në një kohë kur një pr/ligj i opozitës ka mbërritur në kuvend dhe PS refuzoi ta fuste në kalendarin e punimeve 3 -javore. Takimi vjen gjithashtu një ditë pasi Arben Ndoka la mandatin e deputetit, pas akuzave publike të bëra kundër tij si person i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali. Po kështu takimi u zhvillua pak orë para se Gjykata e Lartë të jepe masën e sigurisë për deputetin tjetër socialist, Armando Prengën, të arrestuar për plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Dekriminalizimi i politikës ka qenë ndër çështjet më të prekura nga amabasadori amerikan, Lu. Ai u kërkoi partive politike të tërhiqnin nga gara e zgjedhjeve vendore edhe disa kandidatë për të cilët kishte të dhëna se kishin të shkuar kriminale. Partia Demokratike denoncoi si të tillë Elvis Roshin që fitoi në Kavajë dhe Artur Bushin që fitoi në Krujë, të dy për Partinë Socialiste. 

Pa praninë e ambasadorit amerikan Lu nuk pastrohet politika, ndaj prezenca e tij  kudo e kurdo është një ogur i mirë se do të përmirësohet politika shqiptare.

SHKARKO APP