Ambasadori austriak, Christian Steinar: Vendi ka nevojë për opozitë të fortë

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar, thotë se shpreson që Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut ti çelen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por këto të fundit duhet të shkojnë kah nivelit të kërkuar të standardeve, ku nënkupton vijëmësinë dhe intensifikimin e reformave të ndryshme në Shqipëri. Nga Korça ku mbajti një leksion të hapur me studentët e Universitetit Fan S. Noli, tha se për situatën në PD, pret vendimin e gjykatës së Apelit për të mbajtur më pas një qëndrim për bashkëpunimin. Ndërkohë që ka potencuar se për Shqipërinë është e rëndësishme një opozitë e fortë.

Zoti ambasador, Rama thotë që nuk do jemi gati për dasmë. Me këtë deklaratë do të thotë se ka hequr dorë nga kërkesa për të qenë në BE apo kërkon një Evrope të vogël me ‘Open Balkan’?

Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende anëtarë të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi. Shpresojmë që mund të kemi negociatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një koment për Ballkanin e hapur?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ballkani i hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen.

Konkretisht, ju e mbështesni?

Siç thashë, për ne standardet janë të rëndësishme dhe iniciativat rajonale duhet të mos bien ndesh me parimet e BE.

Partia Demokratike është e përçarë, keni një koment?

Ne ndjekim zhvillimet, është politike e brendshme në Shqipëri, si diplomat nuk e komentoj. Duhet të shikojmë si do jetë vendimi i gjykatës, atëherë për ne është e rëndësishme është që të kemi një opozitë të fortë.

Ambasador, kur thoni për vendimin e gjykatës, keni parasysh dhe marrëdhëniet me Berishën?

Do të shikojmë si do jetë vendimi.

Në rast se fiton Berisha, do keni marrëdhënie me të?

Do ta shikojmë, presim vendimin e gjykatës.

Herën e fundit kur ishit në Korçë thatë se një vend pa opozitë të fortë, është vend i vdekur. Kemi një president në ikje i cili është gati në korrik të kthehet formalisht në opozitar, a e komentoni këtë?

Roli i presidentit është funksion shumë i lartë. Nuk e di, duhet të presim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?