Ambasadori britanik në Vorë: E rëndësishme, që njerëzit të votojnë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon, ka vëzhguar sot nga afër procesin e votimit në qytetin e Durrësit dhe në Vorë.

Ambasadori Cannon theksoi se, arsyeja e vizitës në Vorë është mbarëvajtja e procesitte votimit . Ndërsa në Durrës, theksoi ambasadori, pamë një numër të madh votuesish me entuziazëm në  votim .

“Do të shohim sesi do të jenë zhvillimet në orët në vijim dhe sigurisht që do të koordinohemi dhe me ambasdorët e tjerë”, tha ambasadori nga qyteti i Vores .

Duke folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, ambasadori Cannon tha se, “kemi parë vetëm disa qëndra votimi. Por do të presim analizat dhe rezultatet përfundimtare të OSBE-ODIHR. E rëndësishme është që njerëzit të votojnë, nuk ka rëndësi se për kë, por votimi është një e drejtë e rëndësishme”.

SHKARKO APP