Ambasadori britanik takim me Bashën në Selinë e PD
Menjëherë pas deklaratës nga Selia e PD, ku kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe hidhte sulme ndaj kryeministrit Rama për refuzimin e hapjes së negociatave, kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha po zhvillon një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Bruime për Report Tv bëjnë me dije se Norman ka mbërritur në selinë blu dhe ka nisur takimin me kryedemokratin. Basha dhe Norman pritet të bisedojnë për situatën politike në vend si dhe për refuzimin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.