Ambasadori britanik: Të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve të 14 majit

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith ka dhënë mesazhe të forta ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e 14 majit.

Ambasadori britanik deklaroi se është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve dhe se procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi ambasadori britanik në një tryezë të organizuar nga Komiteti i Helsinkit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?