Ambasadori Bucci: Të forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-Itali
Italia ishte vendi me të cilin Shqipëria kreu më shumë shkëmbime tregtare edhe për gjysmën e parë të këtij viti sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.
Teksa vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme gjatë prezantimit të gjetjeve nga Raporti Vjetor 2021, hartuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci u zotua edhe për më shumë bashkëpunim.
“Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të mbështesim me forcë disa vlera thelbësore, që udhëheqin punën e Qeverisë italiane. Angazhohemi për bashkëpunim me partnerët shtetërorë dhe bashkësinë ndërkombëtare, për një perspektivë zhvillimi të qëndrueshëm të bashkësive tona, të cilat janë pranë jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por mbi të gjitha nga pikëpamja njerëzore dhe institucionale”.
KOHA JONË SONDAZH

