Ambasadori Donald Lu rrëfen një sekret se…
Ambasadori amerikan Donald Lu, ka vlerësuar arsimin profesional duke nxitur të rinjtë që të marrin këtë drejtim. Në eventin e organizuar me temë “People first”, Lu zbuloi edhe disa detaje nga jeta e tij.
”Kur isha në shkollë, çohesha çdo mëngjes në orën 5. Mësoja si të bëja buke, biskota, tortë, dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme pasi dyqani i bukës mbante erën e mrekullueshme të ëmbëlsirave. Jam i bindur se ju keni ndjekur kurse gatim nga ekspertë, të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike”, rrëfeu ambasadori Lu.
Kreu i delegacionit amerikan ftoi të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional dhe të përshtaten me tregun e punës.
KOHA JONË SONDAZH

