Ambasadori francez: Shqipëria s’do presë emigrantë

 

Shqipëria nuk do të jetë një vend tranzit për refugjatët sirianë. Këtë e ka pohuar ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, sipas të cilit kjo ka shumë pak gjasa që të ndodhë.

“Tani, mes Europës dhe vendeve nga kalojnë emigrantët kanë filluar bisedimet për gjetjen e mundësive të kalimit të tyre, por edhe të qëndrimit qoftë dhe tranzit në këto vende ballkanike. Pasi vendet ballkanike janë në rrugën që kalojnë refugjatët politikë. Por nëse emigrantët kalojnë nga Shqipëria, do të ketë bisedime konkrete edhe me këtë vend, por tani për tani akoma nuk është marrë asnjë vendim. Më duhet të them se Greqia dhe Maqedonia e kanë bërë shumë mirë punën e solidaritetit deri në këto momente me emigrantët”, u shpreh Fitoussi.

Dhe kur u pyet nëse Shqipëria do të jetë një prej vendeve pritëse, ambasadori dha saktësisht këtë përgjigje:

“Nëse emigrantët do të kërkojnë të kalojnë nga jugu nëpërmjet Shqipërisë, ndoshta do të bëhet, por për momentin nuk flitet për Shqipërinë si vend pritës”, tha ai.

 

 

 

SHKARKO APP