Ambasadori gjerman Hoffman, për hapjen e dosjeve: E hidhur, por me vlera

Shqipëria me shumë gjasa  do të ndjekë modelin gjerman për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka mbajtur sot një takim mbi këtë temë, në të cilin ishte i ftuar edhe Ambasadori gjerman Helmut Hoffman. Veliaj tha se e kaluara nuk mund të harrohet, kurse Hoffman theksoi  se procesi i hapjes së dosjeve është i vështirë, i hidhur, por i rëndësishëm dhe me përfitime të jashtëzakonshme. Ambasadori gjerman shprehu keqardhjen e tij për interpretimin që iu bë hapjes së “Bunk’Art“-it në Tiranë, ish-tunelit të nëndheshëm të dikaturës, që u konsiderua nga disa politikanë si rehabilitim i diktatorit, kur në fakt, sipas Hoffmanj, është e kundërta dhe fjalimi i Kryeministrit shqiptar në hapjen e asaj ekspozite, ishte mjaft mbresëlënës. – “Ne duhet të përballemi me të shkuarën në mënyrë të ndershme,- tha Hoffman, në fjalën e tij. – Kjo është një përvojë pozitive, e hidhur, por me përfitime të jashtëzakonshme. Së pari, është debati publik që nis; po të shikoni gazetat gjermane për hapjen e dosjeve, ka artikuj të të gjitha llojeve, që shërbejnë për të ndriçuar njerëzit për atë që ka ndodhur në të shkuarën dhe kjo ka të bëjë me njohjen e viktimave. Ju keni një ligj që thotë saktësisht se kush ka të drejtë të hapë dosjet, që në fakt nuk janë hapur. Kurse ne, pas 1989-ës kemi pasur një debat shumë të madh për këtë me dosjet e STAS-it, me shkelësit që duhet të dilnin para drejtësisë. Një debat i tillë ka nisur dhe në Brazil, edhe në Afrikën e Jugut për regjimin e Pinoçetit, ashtu si dhe në Shqipëri, ku unë edhe pse nuk di shumë, di se ka pasur përpjekje të mëparshme të pasuksshme për hapjen e dosjeve. Kur isha në hapjen e Bunk’Art-it, dëgjova fjalimin e Kryeministrit Rama; ai ishte mjaft mbresëlënës. Hapja e tij u interpretua si rehabilitim i regjimit të Enver Hoxhës, por është ndryshe. Hapja e ekspozitës ishte mjaft pozitive. Ka qënë përvojë e hidhur të lexoja në disa gazeta që ambasadori gjerman ka thënë se “ky është proces i vështirë, mos u angazhoni,“ por jo. STAS-i pra, mund t’ju shërbejë si një lloj modeli, – përfundoi ambasadori gjerman, – por ne nuk jemi këtu për t’ju thënë sesi ta bëni, ne jemi për këshillim. Debati duhet të zhvillohet ndërmjetshqiptarëve.“

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?