Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 09:59 Trump nga samiti me Xi dhe Putinin: “Po bëjmë histori”, thirrje për uljen e armëve bërthamore dhe paralajmërim të prerë për Iranin Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia kanë një përgjegjësi të veçantë për të ruajtur komunikimin mes tyre dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Trieste në Tiranë, historitë e kompanive të famshme të sigurimeve

Aktualitet E diel, 6 Tetor 2024 17:48
Nga Trieste në Tiranë, historitë e kompanive të famshme të sigurimeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tregu i sigurimeve në Shqipëri nis të zhvillohet në vitet ’20-‘30, kohë vendi njeh një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.

Në këtë periudhë, në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Sarandë, Korçë apo Shkodër, hapin filialet e tyre disa prej kompanive më të njohura të sigurimeve në botë.

Janë fillimisht tregtarët shqiptarë ata që sigurojnë mallrat e tyre nga zjarri apo mbytjet për të vijuar me pas edhe me një zgjerim në ofertës së sigurimit, çka përfshiu thuajse të gjithë biznesmenët që zhvillonin aktivitet ekonomik në Shqipëri.

Shumica e kompanive të sigurimit ishin italiane ndërsa nuk mungonin dhe ato britanike. Në fakt, një pjesë e mirë e aktivitetit sigurues lidhej me nevojën e madhe që ishte krijuar nga fuqia punëtore e huaj për t’u siguruar,

Por cilat ishin kompanitë e huaja që erdhën në Shqipëri në ato vite?

Generali Assicurazioni

Më e njohura është “Generali Assicurazioni” e Triestes, një kompani shumë e njohur e themeluar në vitin 1831. Prezenca fillestare e kësaj kompanie në Shqipëri do të bëhej përmes agjentëve.  Përfaqësues i kompanisë ishte Vincenzo Rocco, i cili kishte një kompani në Durrës me 4 punonjës dhe që kishte aktivitet në fushën e shitjes së policave të sigurimit të jetës dhe nga zjarri.

Në kuadrin e politikës së ekspansionit ekonomik italian në Shqipëri, kjo kompani vendos të investojë në Shqipëri jo vetëm në fushën e sigurimeve por edhe në atë të pasurive të paluajtshme.

E ndërsa përfaqësinë e saj e kishte në Durrës sa i përket aktivitetit të sigurimeve, kompania vendos të krijojë një qendër të rëndësishme në Tiranë, ku po diskutohej një plan i ri urbanistik që premtonte një  boom të ndërtimeve në kryeqytet. E si rrjedhojë, “Assicurazioni Generali” realizoi atë që mund të cilësohet si investimi i parë madhor imobiliar privat në Tiranë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Godina përfundoi në muajt e parë të vitit 1932. Në muajin korrik të atij viti u nënshkruan marrëveshjet e para të qerave. Ambientet e katit të parë u dhanë me qira për dyqane e për zyra të shërbimeve të tjera publike sikurse parashikohej në projekt ndërsa disa ambiente të tjera të kateve të mësipërme do të përdoreshin si zyra të kompanisë dhe si vend strehimi për Rocco-n.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo godinë do të ishte “qendër tregtare” deri në vitin 1937 kur kontratat e qirasë për dyqanet do të anuloheshin e hapësirat iu dhanë Bankës së Napolit.

Ndërkohë, kompania gjatë kësaj periudhë zgjeroi veprimtarinë në fushën e sigurimeve duke hapur zyra veç Tiranës e Durrësit edhe në Shkodër, Vlorë, Fier, Berat, Sarandë, Gjirokastër e Vlorë.

Kompania FIUME

Një rol të rëndësishënm në tregun shqiptar të sigurimeve ka luajtur edhe kompania Fiume. Kjo kompani hapi degë në të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat e Shqipërisë. Qendra e kësaj kompanie ishte në Fiume, sot Rijeka e Kroacisë, dhe ishte e lidhur me Institutin Kombëtar të Sigurimeve në Itali.

Mund t'ju interesojë

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej çështjes bërthamore

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej ...

Para 14 minutash
Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave

Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave

Para 42 minutash
Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim

Para 1 ore

Kjo kompani ofronte sigurime nga zjarri, shpërthimi i gazit, vjedhjet, rreziqet, transportet, përgjegjësinë civile kundrejt të tretëve e deri edhe sigurim nga rrufetë.

Kapitali i kompanisë ishte 12 milion lira. Përfaqësues i kompanisë për Shqipërinë ishte Francesco Giordano.

*Nga Kreshnik KUÇAJ

Shkrimin e plotë e gjweni në linkun e poshtëshënuar:

Nga Trieste në Tiranë/ Historitë e kompanive të famshme të sigurimeve! Sigurimi në bujqësi ekzistonte para viteve ’90

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump nga samiti me Xi dhe Putinin: “Po bëjmë histori”, thirrje për uljen e armëve bërthamore dhe paralajmërim të prerë për Iranin
Tani

Trump nga samiti me Xi dhe Putinin: “Po bëjmë histori”, thirrje për uljen e armëve bërthamore dhe para...

Rrëfimi tronditës i Mudryk: Mendova të bëja vetëvrasje, pezullimi më shkatërroi psikologjikisht!
Tani

Rrëfimi tronditës i Mudryk: Mendova të bëja vetëvrasje, pezullimi më shkatërroi psikologjikisht!

Rama vizitë në Berlin me ftesë të kancelarit Merz
Para 7 minutash

Rama vizitë në Berlin me ftesë të kancelarit Merz

Interi bën gati 40 milionë euro për mbrojtësin që po shkëlqen te Lazio
Para 11 minutash

Interi bën gati 40 milionë euro për mbrojtësin që po shkëlqen te Lazio

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 18 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 11 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 23 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 18 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.