Ambasadori gjerman Zingraf, thirrje qeverisë dhe opozitës: Të zgjaten afatet e vettingut

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, e ka cilësuar vendimtar procesin e reformës në drejtësi, në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Përmes një deklarate të postuar në faqen zyrtare të ambasadës gjermane, Zingraf thekson se është shumë e rëndësishme zgjatja e afateve të institucioneve të vetingut, në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt.

Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.“

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?