Ambasadori Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Mbështetje Korçës me projekte të reja të financuara nga BE
“Me 70% të legjislacionit të BE-së të zbatuar në nivel lokal, përfshirja e mëtejshme e bashkive dhe burimet shtesë të dedikuara për to mbeten me rëndësi të madhe”, u shpreh sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. Ai gjatë vizitës në qytetin e Korçës u takua me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.
”Një rast i frytshëm për të bërë një bilanc të bashkëpunimeve të mëparshme të suksesshme në fushat e inovacionit, arsimit dhe turizmit, dhe për të gjetur mënyra të reja për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE.
Ka shumë potencial në Korçë si në fushën e turizmit të qëndrueshëm ashtu edhe në atë dixhital. Erdha për të diskutuar me kryetarin e bashkisë se si mund t’i mbështesim më së miri përpjekjet e qytetit për të rritur atraktivitetin e tij dhe për të ofruar stimuj për të rinjtë e tij të talentuar.
Gjithashtu i bëra thirrje kryetarit të bashkisë të përfitojë plotësisht nga procesi i integrimit në BE dhe vlerësova mënyrën se si bashkia ka investuar në marrëdhënien e saj me BE-në”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

