Ambasadori i BE mbështet iniciativën për kthimin e Vjosës në Park Kombëtar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca thotë se mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thekson se BE po e ndjek nga afër këtë situatë së bashku me ambasadat e tjera dhe “është thelbësore që zëri i komuniteve lokale të dëgjohet”, thotë diplomati evropian.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. BE vazhdon ta ndjekë këtë nga afër së bashku me Ambasadat e BE dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”.

Shumë shoqata në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park kombëtar.

SHKARKO APP