Ambasadori i BE-së, Gonzato: Menaxhimi financiar tranasparent, thelbësor për shërbime publike cilësore
Menaxhimi financiar transparent, synon një ekonomi më të fortë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato zhvilloi një takim pune me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, ku theksuan se “menaxhimi financiar transparent dhe i përgjegjshëm është kyç për reformën e qeverisjes dhe thelbësor për shërbime publike cilësore dhe rritje të qëndrueshme”.
Ambasadori tregon me ministrin Petrit Malaj diskutoi për rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Financave në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Po ashtu Gonzato u shpreh për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në këtë drejtim. “Në pritje të punojmë së bashku drejt këtij qëllimi”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.