Ambasadori i BE-së nuk pranon pyetje nga politika

I drejtëpërdrejtë përballë gazetarëve, ndonëse i vetëdijshëm se aktualiteti politik dhe ngërçi i krijuar në sistemin e drejtësisë përbëjnë sot interes të lartë, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca fokusin e kishte tek të tjera mesazhe drejtuar qeverisë dhe pushtetit vendor.

”Jemi në një ditë shumë të bukur, ne një qender shumë të mirë që do të ofrojë shërbime ndaj romëve dhe egjiptianeve. Ky është një hap i mirë, por siç e thashë është vetëm një hap. Sigurisht që qeveria, autoritetet lokale kanë një rrugë të gjatë dhe hapa të tjerë për të ndërmarrë në përfshirjen dhe integrimin e romëve e egjiptianeve në Shqipëri. Eshtë një udhëtim i gjatë ky, jemi këtu në ketë qender që të mbështesim këto të rinj, si pjesë e prioritetit të vendosur me qeverinë në kuadër të integrimit europian. I bëj thirrje qeverisë, që për cdo gjë të kërkojnë asistencën tonë. Eshtë e drejtë të ngrini këto shqetësime, lidhur me mos aksesimin në këto shërbime, si për romët e egjyptianët, apo familjet e tjera që jetojnë në vështirësi. Ne vazhdojmë ti kërkojmë qeverisë dhe shoqërisë në tërësi, që të mbështesin grupet në nevojë. Mbështetja jonë është e kushtëzuar, nga progresi i prioriteteve që i janë vendosur qeverisë. Mbështetja financiare nuk është e pafund, do të varet nga niveli i përgjegjesisë që do të marrë qeveria juaj”,-tha Soreca.

Në përurimin e qendrës së re komunitare multifunksionale “për familjen” që do të oforojë shërbime për 1 mijë familje, përfshirë edhe romët dhe egjyptianët, kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi u ndal tek rëndësia që i është kushtuar shërbimeve ndaj këtyre shtresave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?