Ambasadori i Norvegjisë: Opozita dhe mazhoranca duhet të dialogojnë

Ndërkombëtarët e duan opozitën në parlament. Njësoj si ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca e deputeti gjerman Florian Hahn, edhe Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad shprehet se opozita dhe mazhoranca duhet që të dialogojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ngërcon e krijuar.

“Opozita duhet të jetë në Parlament. Mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut. Politika duhet të gjejë një zgjidhje për situatën politike para Qershorit kur vendet e BE të marrin një vendim për negociatat”,-nënvizon ambasadori i Norvegjisë në intervistën dhënë për ”Ora News”.

Me vendimin për djegien e mandateve nga opozita, ndërkombëtarët kanë reaguar duke kërkuar zgjidhje për situatën politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?