Ambasadori i OSBE: ODIHR s’bën certifikim të zgjedhjeve, të presim raportin final

Ambasadori i OSBE-ODIHR, Vincenzo Del Monaco thotë OSBE nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, por bën vëzhgim të procesit. Për të duhet të presim raportin përfundimtar, teksa theksoi se bashkëpunimi me partitë dhe me KQZ përpara zgjedhjeve ihste inkurajues.

“ODIHR nuk bën certifikim të procesit, bën vëzhgim të procesit, ne duhet të presim të dalë raporti përfundimtar sepse në atë mënyrë do kemi përfundime më racionale. Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese”.

Përsa i përket deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një maskaradë elektorale, ai tha se i dëgjon me vëmendje të gjitha deklaratat e liderëve në Shqipëri.

SHKARKO APP