Ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA, takohet me presidentin Joe Biden

Ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA, ish-deputeti Ervin Bushati i paraqiti presidentit Joe Biden letrat kredeciale, duke startuar në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën  në Uashington. Bushati u emërua si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i njëjti do të jetë ambasador jorezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

Postimi i plotë

Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: White House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden.

E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes nesh.

Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë.

Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit.

SHKARKO APP