Ambasadori i SHBA Lu: Prokuror dhe agjent të FBI-së për arrestimet në Shqipëri

Ambasadori amerikan në Tiranë, Doland Lu tha se lufta ndaj krimit është rritur, gjatë dy viteve të fundit. Por ambasadori i SHBA-së tha se, avionët e Guardia di Financa kanë evidentuar parcelat dhe zonat e reja të kultivimit të kanabis sativës. Ai ka përgëzuar policinë e shtetit në aksionet që ka ndërmarrë në luftën ndaj drogës.

Por në fjalën e tij të shkurtër në këtë prezantim të qeverisë shqiptare nuk harroi të thoshte se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është detyrë e mazhorancës dhe opozitës.

Ambasadori Lu dha edhe lajmin tjetër se në Tiranë do të mbërrijnë javën tjetër edhe përfaqësues nga FBI-ja.

“Një prokuror dhe një agjent i FBI-së në Tiranë për të ndihmuar Policinë e Shtetit në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit tha gjatë fjalës së tij, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

SHKARKO APP