Ambasadori i Sllovakisë viziton Bashkinë e Elbasanit

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri,  Albin Otruba. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Elbasanit dhe Sllovakisë, duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale.
Bashkëpunimi mes dy palëve do të zgjerohet edhe në sektorë të tjerë me potencial zhvillimi, si turizmi, bujqësia dhe kultura. Kryetari Llatja vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në qytetin e Elbasanit.
Nga ana e tij, Ambasadori Otruba shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe do të sjellin përfitime konkrete për komunitetin lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?