Ambasadori italian takohet me kreun e SPAK: Intimidimi ndaj çdo magjistrati, i patolerueshëm!
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Përmes një postimi në Twitter, Bucci thekson se intimidimi i magjistratëve është i patolerueshëm. ”Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për demokracinë”.
Postimi i plotë
Takim pune i gjatë e frytdhënës me kreun e SPAK Arben Krajën. Mbështetje e plotë dhe e pakushtëzuar për veprimtarinë e SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për demokracinë.
Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur dhe të qetë. Bashkëpunimi ynë me SPAK do të vijojë me më shumë intensitet.
Një falënderim i madh e i padiskutueshëm shkon për Arben Krajën, për punën e tij të jashtëzakonshme e frytdhënëse si i pari drejtues i SPAK.