Ambasadori italian vlerëson rolin e Bankës së Shqipërisë: Institucion i fortë me përgjegjësi të mëdha

Në fjalën e tij në ceremoninë prezantuese të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislacionin e BE”, ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend.

‘Kjo bankë është nga institucionet më të forta me përgjegjësi shumë të mëdha, sa i përket politikave monetare. Shqiptarët mund të jenë krenarë për arritjet e kësaj banke ndër vite. Qëllimi i përbashkët është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, por siç e thashë kërkohen hapa konkretë në të gjitha fushat. Pra dëshiroj t’i uroj ekipit dhe stafit të Bankës së Shqipërisë sukses e gjithë të mirat për punën në vijim. Nga Roma do të ndjek suksesin e këtij institucion”- u shpreh Cutillo.

Ndërkohë përfaqësuesi i Bankës Kombëtare të Italisë shprehu mbështetjen dhe angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë.

“Në 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, procesi është ende i hapur dhe shqipëria duhet ë vijojë me përmirësime. Banka e Shqipërisë ka luajtuar rol qëndror në këtë proces, duke ruajtë stabilitetin financiar. Objektivi kryesor është mbështetja ndaj Bankës së Shqipërisë, kjo është sfiduese për dy arsye, kërkon shumë përpjekje nga BSH për të konsoliduar kapacitetet për procesin integrues. Së dyti bankat qëndrore po kalojnë nëpër sfida për stabilitetin financiar.

Banka e Shqipërisë ka një angazhim të fortë, jemi impresionuar që nga dita e parë e bashkëpunimit. Përgëzoj Sejkon për suksesin e këtij projekti. Banka e Italisë ka ofruar mbi 52 ekspertë për të mbështetur Banka e Shipërisë. Janë kryer disa vizita nga kolegët shqiptarë. Ky partneritet, e lehtësohen koordinimin e projekteve një faktor suksesi është angazhimi në programet e financave të BE. Banka italiane ka një eksperiencë të gjerë në këtë fushë. Kjo bankë ka një histori të gjatë me Bankën e Shqipërisë dhe stafet kanë punuar ngushtë në aktivitetet dypalëshe”,- u shpreh ai.

SHKARKO APP