Ambasadori kinez uron Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët: Kina qëndroi krah për krah me Shqipërinë në kohë pandemie, mbetemi partner i rëndësishëm i Tiranës

Ambasadori i Kinës në Tiranë Zhou Ding ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021.

Ding shprehet në mesazhin e tij të urimit se Kina vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, sidomos në tregti.

Ai shton se Kina dhe Shqipëria edhe në kohë të pandemisë kanë qëndruar krah për krah, kanë luftuar kundër vështirësive bashkë, duke shkruar faqen e re të miqësisë sonë.

Urimi i ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding:

Urimet për vitin e ri nga

Ambasadori ZHOU Ding

Të dashur miq shqiptarë, Gëzuar Vitin e Ri!

Viti i veçantë 2020 po ikën, dhe viti 2021 plotë me shpresë po vjen. Ne këtë moment, dritat shumëngjyrëshe shkëlqejnë në Sheshin Skendërbej dhe Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, qyteti 100-vjeçar i Tiranës duket tepër i bukur. Me këtë rast, kam nderin të shpreh të gjithë miqve shqiptarë urimet e vitit të ri.

Në këtë vit, pandemia e COVID-19 shkaktoi krizë globale të shëndetit publik. Kina dhe Shqipëria kanë qëndruar krah për krah, kanë luftuar kundër vështirësive bashkë, duke shkruar faqen e re të miqësisë sonë. Në kohën kur të gjithë kinezët luftuan kundër pandemisë, qeveria dhe populli shqiptar na kanë dhënë mbështetje të çmuar.

Pasi u shfaq pandemia në Shqipëri, Kina, me gjithë vështirësi, i ka dhuruar palës shqiptare disa herë materiale mjekësore. Ekspertët dhe mjekët kinezë kanë shkëmbyer eksperiencat kundër pandemisë me palën shqiptare në mënyrë virtuale. Në të njejtën kohë, shkëmbimi dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona në fusha të ndryshme po ecën përpara.

Kina vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i tregtisë për Shqipërinë. Sipërmarrjet shqiptare marrin pjesë aktivisht në Ekspo-në e 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, si dhe aktivitete ekonomiko-tregtare në kuadër të Bashkëpunimit 17+1. Produktet cilësore bujqësore shqiptare po zgjerojnë eksportet e tyre në tregun kinez. Ne mbështesim dhe angazohemi aktivisht në rindërtimin pas tërmetit dhe rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Ne mbështesim me financim punën arsimore e kulturore të Shqipërisë, si dhe familjet në vështirësi. Pata edhe nderin që, bashkë me miqtë shqiptarë, të mbjellim pyllin e miqësisë kino-shqiptare në Parkun e Liqenit, si një dhuratë për 100-vjetorin e kryeqytetit të Tiranës.

Këtë vit, pata edhe kënaqësinë të shoh se të dyja vendet, Kina dhe Shqipëria, duke u përballur me impaktin e pandemisë, kanë marrë progres në zhvillimin e vendit. Shqipëria ka nxitur aktivisht reforma të ndryshme, ka kontrolluar mirë pandeminë, ka mbështetur multilateralizmin, dhe ka marrë përparime të reja në integrimin në BE. Kurse qeveria kineze, bazuar në parimin “Populli në Vendin e Parë dhe Jeta në Vendin e Parë”, me parandalim dhe trajnim shkencor, me zbatim të saktë të politikave, ka kontrolluar suksesshëm pandeminë dhe ka realizuar rritje ekonomike, duke arritur objektivin e uljes së varfërisë në Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së 10 vite para afatit. Në të njejtën kohë, me nxitjen e strategjisë së zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm, Kina ka premtuar se do të arrijë kulmin e emetimit të karbonit para vitit 2030. Vitin që vjen, sipas Planit të 14-të Pesë-vjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar, si dhe Objektivave Afatgjatë për vitin 2035, Kina do të fillojë rrugën e re të ndërtimit të përgjithanshëm të vendit modern socialist. Duke u ndodhur në një fazë të re zhvillimi, duke zbatuar konceptin e ri të zhvillimit e duke ndërtuar modelin e ri të zhvillimit, Kina do të realizojë zhvillimin më cilësor, dhe do t’u ofrojë më shumë mundësi zhvillimi vendeve të botës, duke përfshirë Shqipërinë.

Miq të dashur, siç e theksoi Presidenti Xi Jinping në asamblenë e përgjithshme të OKB-së të këtij viti, përballë fatkeqësisë, njerëzimi ka treguar guxim, vendosmëri dhe dashuri, të cilat kanë ndriçuar momentin më të errët. Pandemia do të mposhtet. Njerëzimi do ta fitojë këtë betejë. Në vitin 2021, unë, bashkë me popullin miqësor shqiptar, do të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona. Qoftë një vit i ri i mbarë dhe me shëndet për ju të gjithë! Rroftë miqësia kino-shqiptare!

SHKARKO APP