Ambasadori kroat: Ballkani i Hapur legjitimon “botën serbe”!
Ambasdori kroat në Shqipëri, Zlatko Kramaric, ka folur me rezerva për nismën “Ballkani i Hapur” , të ndërmarrë nga Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe Zoran Zaev.
Ambasadori kroat Krameric deklaron se është shumë e rëndësishme të njihen, në koëhn e duhur të gjitha pasojat e mundshme politike pas frazës “të pafajshme”: “bota serbe”, e cila ngadalë por me siguri po legjitimohet përmes nismës e Ballkanit të Hapur dhe me mbështetjen ndërkombëtare.
Ambasadori ishte i shqetësuar se situata aktuale politike në Ballkan nuk është e mirë dhe rajoni është ende një fuçi baruti. Në anën tjetër, sipas tij, ndërkombëtarët, vonojnë me reagimet e tyre, por edhe kur reagojnë, deklaratat e tyre janë të papërshtatshme.
KOHA JONË SONDAZH

