Ambasadori kroat me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Qëndresë për kujtesën kombëtare
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë publik një takim që ka zhvilluar me ambasadorin kroat.
“Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai”, thuhet në njoftimin në facebook të aleancës.
Ja postimi i plotë:
Pas takimit me ambasadorin kroat Zlatko Kramari?, një njohës shumë i mirë i kulturës dhe i Ballkanit.
Si ambasadori i parë kroat në Kosovë e më pas ambasador në Maqedoninë e Veriut e tani në Shqipëri ai ka njohuri të thelluar të kulturës shqiptare.
Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai.
Diskutuam për mënyrën sesi mund të na vihet në ndihmë nga Kroacia dhe jemi të lumtur që për secilin propozim, morëm miratimin e tij. Do të kemi zhvillime të mira në këtë drejtim që do t’i zbulojmë kur të vijë koha.