Ambasadori Lu në Vorë: Jemi këtu të mbështesim zgjedhje të lira

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadori i Britanisë Nikolas Canon por dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman dhe ambasadorja e Hollandës,  Dewi Van Der Weerd, zgjodhën bashkinë e Vorës për të vëzhguar procesin e votimit.

Gjatë vizitës së tij, Lu bisedoi me komisionerë dhe votues në procesin e votimit

“Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”, tha ai.

SHKARKO APP