Ambasadori Lu shpërthen kundër gjykatave dhe politikës: Shullazi dhe Arben Frroku lëvizin të lirë

 

Pas deklaratave që bëri një javë më parë se politikanë dhe gjyqtarë të korruptuar janë kundër reformës në drejtësi, Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka folur sot edhe me emra.

Në fjalimin e mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë për reformën në Drejtësi, ambasadori Lu tha se Shqipëria ka nivelin më të ulët të ndjekjeve penale. Ai përmendi Arben Frroku,i dyshuar për vrasjen e komisarit Lamaj dhe i liruar më pas nga gjykata. Emiliano Shullazi, një preson i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe rastin e fundit të vrasësit të turistëve çekë, Sokol Mjacaj, i cili ishte liruar nga gjykata.

“Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”,-tha Lu.

Deklarata e Ambasadorit Lu është ndër më të fortat që ka bërë lidhur me sistemin e drejtësisë. Për herë të parë ai flet me njerëzish që përfshirë në vepra penale dhe që cilësohen të lidhur me segmente të politikës. 

SHKARKO APP