Ambasadori Lu: Sot kriminelë të njohur dhe zyrtarë të korruptuar ecin pa frikë se do procedohen

 

Donald Lu: “Sot kriminelë të njohur dhe zyrtarë të korruptuar ecin pa frikë se do procedohen… Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa duhet të pushohen, disa të çohen në burg. ..”

Ambasadorja Vlahutin: “Duhet një punë si operacionet në mjekësi. Korrupsioni apo zarfat plot me para nuk duhet të funksionojnë. Nuk duhet të ketë njerëz që mendojnë se janë shteti…”.

Të drejtëpërdrejtë në deklaratat e tyre ndërkombëtarët të thirrur sot pasdite në një tryezë për të analizuar sistemin e drejtësisë nënvizuan domosdoshmërinë për realizimin e reformës në drejtësi, për të cilën është e nevojshme dhe pjesëmarrja e opozitës.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të dinë se ndryshimi po vjen” tha Lu.

Në një zë si ambasadori amerikan ashtu edhe ambasadorja e BE-së Vlahutin thanë se sistemi gjyqësor duhet të japë llogari për korrupsionin, por duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. 

Ambasadori Lu: ” Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të çohen në burg.. Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion, kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të bashkëndajnë që të gjithë për drejtësinë për dhënien dhe marrjen e ryshfeteve.  Sot shumë personazhe të njohura të krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Misioni europian për efikasitetin në drejtësi e renditi Shqipërinë në vendin e fundit mes 25 vendeve të anketuara sa i përket ndjekjes penale të krimeve të rënda. Në një vend të NATO-s që aspiron anëtarësimin në BE, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar. 

Reforma e thelle dhe pa kompromis

 

Ambasadorja e BE-së tha:  “Reforma duhet të jetë e plotë  thellë dhe pa kompromis.  Nuk flitet për sistem apo për njerëzit por për të dyja. Reforma duhet të sigurojë që të jetë e pamundur që të kemi një gjyqtar të korruptuar  në gjyqësor.

Duhet të sigurojë reforma që çdo lloj prokurori të mundet të hetojë çdo aludim dhe ata që janë të korruptuar të mos mendojnë se nuk do të ndiqen penalisht. Duhet të sigurojë që të gjithë janë të jenë të barabartë para ligjit.  Korrupsioni apo zarfat plot me para nuk duhet të funksionojnë, apo njerëz që besojnë se ata janë vetë shteti. Prandaj kjo reforemë duhet të jetë si një punë si operacionet në mjekësi.

Lu: “Nëse realizohen kjo mund të jetë një nga reformat më të rëndësishme që prek rënies së komunizimit.

Te kete ndarje te plote te pushteteve 

Të ketë ndarje të plotë të pushteteve. Që të mos ketë influencë politike  apo të padrejta në prokurori sidomos në ndjekje penale të atyre që janë të korruptuar dhe në nivele të larta, mbi të gjitha të sigurojë llogaridhënien e atyre në institucione si prokurori apo gjykatë.

Nuk dëshirojmë të shikojmë një situatë ku njerëz që janë të korruptuar  apo abuzojnë sistemin të jenë të mbrojtur dhe mosndëshkueshmëria të jenë standard, ndërkohë nderi dhe dinjiteti i të gjithë atyre që e bëjnë punën me dinjitet të rrinë, ata që s’e bëjnëduhet të largohen.

Vlahutin dhe Lu: Opozita të bëhet pjesë e reformës në drejtësi

Një tjetër apel i ndërkombëtarëve ishte se opozita duhet të jetë pjesë e kësaj reforme.

“Na vjen keq që opozita nuk ëshë ulur ende në tryezë dhe i bëjmë sërish apel të ulen. Shqipëria nuk mund të ketë zgjidhje që zgjasin 4-8 vjet por ka nevojë për ndryshime të plota” tha ambasadorja Vlahutin.

Mund të ketë reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, por reforma do të ishte më e mirë dhe e qëndrueshme në Shqipëri me pjesmarrjen aktive të saj” nënvizoi Lu.

SHKARKO APP