Ambasadori Lu takim urgjent me Nishanin, Metën dhe Ramën. Çfarë po luhet?

 

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu. Në takimin e mbajtur në kryeministri, ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. 

Po sot, ambasadori amerikan ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin Bujar Nishani. Për të dy takimet nga ka pasur njoftime për temat e diskutuarat nga Zyrat e Shtypit.  Ndërsa në orën 13:30 Ambasadori i SHBA pritet të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime jo zyrtare nga Kryeministria thanë për mediat se në takim është diskutuar për vizitën që pritet të bëjë këto ditë në SHBA kryeministri Edi Rama. Megjithatë, vizita e kryeministrit në SHBA nuk mund të ketë jetë temë e takimit të ambasadorit Lu dhe me Presidentin, apo dhe me kreun e Kuvendit. Ka diçka që nuk thuhet, porse kanë filluar fjalët e para të dalin për një ndryshim në Qeveri. Kush ikën edne nuk dihet !

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke pasur parasysh dhe zhvillimet e fundit, akuzat për trafikun e drogës dhe dekriminalizmin, duket se takimet e sotme nuk janë zhvillime rutinë. Diçka po luhet në politikë. Pas takimeve të tilla gati urgjente, gjithmonë fshihen lëvizje të forta në politikë.  

Prej ditësh ambasadori i SHBA-së ka qenë tepër aktiv lidhur me largimin e zyrtarëve të korruptuar dhe inkriminuar. Javën e kaluar ambasadori zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, por dhe me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në ministrinë e këtij të fundit. Gjithashtu aktivitete publike të ditëve të fundit përcolli apelin për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?