Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe  dhe Irlandë, Uran Ferizi, vizitë në Irlandë

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe  dhe Irlandë, Uran Ferizi, PhD, bëri një vizitë zyrtare në qytetin e bukur  irlandez, Galway.

Vizita filloi me një takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë, Mike Cubbard, ish-Kryetarin Frank Fahy dhe këshilltarë të tjerë lokalë.

Diskutimet u zhvilluan rreth komunitetit shqiptar në Galway dhe përpjekjeve për ta mbështetur më shumë këtë komunitet.U shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet një qyteti shqiptar dhe Galway.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, ambasadori u takua me Prof. Becky Whay, zv.Presidente e Universitetit të Galway, ku u diskutua për bashkëpunime në arsim dhe shkëmbime akademike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita vazhdoi me takime në biznese të drejtuara nga shqiptarë të përkushtuar, të cilët kontribuojnë çdo ditë në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit.

Ambasadori i falënderoi të gjithë shqiptarët në Galway për mikpritjen e ngrohtë. Ai  falënderoi veçanërisht Saimirin për drekën e mrekullueshme.

Ishte kënaqësi e madhe takimi që pata me zyrtarët e këtij qyteti dhe me antarët e këtij komuniteti të mrekullueshëm shqiptarësh – tha ai. Ambasadori shprehu mirënjohën e tij të lartë ndaj bashkëatdhetarit, Ndrek Gjini, për organizimin e gjithë këtyre takimeve dhe shoqërimin e papërtueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?