Ambasadori shqiptar në Londër: Stop diskriminimit, shqiptarët viktima të Tik Tok-ut
Lumi me paragjykime ndaj emigrantëve shqiptarë nga ana e qeverisë britanike, është i madh. Ambasadori shqiptar në Britani, Qirjako Qirko ka bërë thirrje që t’i jepet fund “fushatës së diskriminimit”, duke thënë se sidomos fëmijët “po bullizohen në shkollat e tyre” për shkak të kombësisë.
Duke u paraqitur të mërkurën para Komisionit të Punëve të Brendshme, ai paralajmëroi deputetët kundër përforcimit të stereotipeve negative që lidhen me ato nga Shqipëria.
Ambasadori tha se jo të gjithë shqiptarët që kalojnë kanalin janë viktima të skllavërisë moderne. Ai shtoi se shumë po mashtrohen nga reklamat e mediave sociale, sidomos në Tik Tok, duke menduar se mund të fillojnë biznese në MB pasi të kenë mbërritur ilegalisht.
Qeveria britanike ka thënë se shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve që mbërritën në nëntë muajt e parë të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

