Ambasadori Soreca në Elbasan, ka një mesazh shqip për qytetarët: Ti vendos
Nga Elbasani, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i është drejtuar shqiptarëve në shqip.
”Sot është ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Është ditë e rëndësishme për qytetarët që kanë të drejtë votimi. Në këtë qendër, por edhe në të tjera kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për të votuar.
Shumë po votojnë. Ajo që kam parë është prirja se sistemi me pajisjet e reja po funksionin. Ka probleme teknike megjithatë janë zëvëndësuar në kohë.
I bëj thirrje qytetarëve që të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Votoni është dita juaj. Mos e humbisni këtë mundësi. Ti vendos”.