Ambasadori Soreca viziton Alpet Shqiptare: Përvojë për të mos u humbur
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka kaluar një fundjavë ndryshe në veri të Shqipërisë duke vizituar Alpet.
Sorcea shprehet entuziast për përvojën që ai e cilëson si mahnitëse dhe për të mos u humbur.
Bashkangjitur postimit të tij ambasadori ka vënë një foto të shkrepur në maje të malit me flamurin shqiptar në dorë.
“Hiking në Lepushe ju çon në zemër të Alpeve Shqiptare! Ne u ngjitëm në Maja e Vajushes në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në të dy luginat. Për të mos u humbur”, shkruan Soreca.