Ambasadori Soreca: Vrapojmë në drejtim të kundërt me korrupsionit

Është kthyer në traditë maratona “Vrapo kundër korrupsionit”. Për të dytin vit radhazi, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dhe ministria e Drejtësisë kanë vrapuar në drejtim të kundërt me korrupsionin.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, shkruan në Twitter se vrapit ju bashkuan ditën e djeshme 600 persona në Parkun e Liqenit të Tiranës. “Sa më shumë të jemi, aq më e lehtë lufta”, shkruan Soreca.

Në aktivitet morën pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, si dhe përfaqësues nga bashkia e Tiranës, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë dhe partnerë të tjerë të biznesit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe ambasadori Luigi Soreca, në nisje të ceremonisë, përshëndetën të pranishmit, teksa më tej u zhvillua dhe maratona e vrapit përgjatë kodrave të liqenit artificial të Tiranës.

 

SHKARKO APP