Ambasadori spanjoll në Gjirokastër, Renedo: Spanja mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE

Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Alvaro Renedo zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, i shoqëruar nga profesor Ricardo Mairal Uson, rektor i Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) ku u shpreh se Spanja është mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

‘‘Si ambasadori spanjoll në Shqipëri është nder i vërtetë të përjetosh nga afër ndërlidhjen mes dy vendeve tona sa i takon kulturës, shoqërisë dhe turizmit”, u shpreh Renedo. Ambasadori spanjoll, Alvaro Renedo zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, i shoqëruar nga profesor Ricardo Mairal Uson, rektor i Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) u shpreh se Spanja është mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Spanja është një mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne do të punojmë për të nxitur integrimin e Shqipërisë. Shqipëria mund ta konsiderojë Spanjën një përkrahëse, partnere dhe mike, duke ecur së bashku për të ardhmen evropiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?