Ambasadorja amerikane ka një kërkesë për numëruesit para nisjes së punës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi numëruesit e votave në njësinë 5 në kryeqytet, para nisjes së procesit. E shoqëruar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, zonja Kim shkoi për inspektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto”, në Tiranë.

Ambasadorja u kërkoi votuesve që ishin të veshur me bluza me simbolet dhe numrat e partive, që t’i vishnin bluzat mbrapsht: “Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju”.

SHKARKO APP