Ambasadorja e BE-së mbikëqyr nga afër procesin e votimit në Elbasan

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann mbikëqyru nga afër procesin e votimit në Elbasan. “Gjërat deri më tani kanë ecur pa probleme. Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të hedhur votën. Dëshira ime për ditën e sotme është që sa më shumë zgjedhës të dalin dhe të shkojnë në qendrat e votimit që dita të vijojë kështu në mënyrë të paqshme. Shfrytëzojeni të drejtë që keni për të zgjedhur. Synimi objektiv nga këto zgjedhje është që të zgjidhet politika më e mirë që ju doni për qytetin. Jam shumë e lumtur që OSBE ka vendosur që të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip vëzhguesish. Para 10 ditësh OSBE nxori edhe raportin për gjetjet e deritanishme”, deklaroi ajo në një prononcim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?