Ambasadorja e BE-së në Tiranë takon Manjën dhe Krajën: Riktheni besimin tek qytetarët

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, këtë të martë është pritur si nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, por edhe nga kreu i SPAK-ut, Arben Kraja.

Vetë Manja tregon përmes një postimi në rrjete sociale, se në fokus të diskutimit gjatë takimit me ambasadoren, ka qenë zbatimi i Reformës në Drejtësi, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me SPAK.

Hohmann përmes një postimi në Twitter, tregoi se se gjatë takimit me Krajën dhe Manjën është vënë theksoi tek vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjeve.

”Takime të rëndësishme sot me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës Shqipërisë drejt BE Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara. Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese”, shkruan Hohmann.

https://twitter.com/EUAmbAL/status/1567173129578881029

SHKARKO APP