Ambasadorja e Izraelit i bën thirrje Tiranës zyrtare që të shpallë Hamasin organizatë terroriste
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg i bën thirrje Tiranës zyrtare që të shpallë Hamasin organizatë terroriste, ndërsa solli në vëmendje masakrat barbare që militantët kanë kryer në territorin e shtetit hebre përgjatë 7 ditë luftime, duke mos kursyer foshnjat, gratë dhe të moshuarit.
”I kam kërkuar qeverisë shqiptare që ta shpallë Hamasin organizatë terroriste, ka shumë shtete që e kanë bërë këtë, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia etj. Për është shumë domethënëse, sepse në momentin që e vendos në këtë listë, atëherë i bllokon të gjitha aktivitetet në vend. Të gjithë e thonë dhe ne jemi dakord, por duhet dhe ligjërisht që Hamas të konsiderohet organizatë terroriste. Duhet të shikojmë aksione. Por pozita e qeverisë tuaj është, shumë mbështetëse ndaj Izraelit.
Politika juaj e kupton shumë mirë pozicionin tonë, dhe çfarë po ndodh. Ata ishin ndër të parët që e dënuan sulmin. Presidenti juaj, kryeministri, kryetarja e parlamentit, ministri i jashtëm, deputetë nga Partia Socialiste apo nga ajo demokratike më kanë shkruar duke më dhënë suport. Por jo vetëm, edhe njerëzit në rrugë me japin suport, dhe besoj e kuptojnë shumë mirë që ky ishte sulm terrorist. Por më duhet ta them se kjo mbështetje na jep shumë kurajo”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

