Ambasadorja e Kosovës në Washington: I heqim kapelen Veliajt, shembull për t’u ndjekur

Ndryshimet që ka pësuar Tirana këto tre vite, e kanë kthyer atë në simbol të transformimit dhe suksesit. Këtë e tregon edhe Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Teksa ka postuar në rrjetin social “Twitter” foto të një prej 4 mijë biçikletave Mobike të teknologjisë së fundit që kanë mbërritur në kryeqytet, si dhe të koncertit të Rita Orës, Çitaku ka vlerësuar punën e kryebashkaikut Veliaj. Ajo e ka cilësuar Veliajn, si një shembull për t’u ndjekur nga pjesa tjetër.

“Tirana po shndërrohet në një simbol të transformimit dhe suksesit në pjesën tonë të #Europe! Ne kurrë nuk kemi parë aq shumë kulturë, inovacion, turizëm dhe progres siç po shohim tani! Heq kapelen për @erionveliaj një shembull për pjesën tjetër për t’u ndjekur! #Tirana #TiranaBikeCity”, shkruan Vlora Çitaku në “Twitter”.
e2a8df1b-b8e5-4b4f-b671-8fd44d67d269

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?