Ambasadorja e Palestinës: Vlerësojmë qëndrimin e Shqipërisë, por Izraeli s’ka të drejtë të vrasë
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 12:41
Ambasadorja e Palestinës, Hana Shawa ka folur për situatën e ashpër që po shkakton viktima mes Izraelit dhe Palestinës. ”Jemi në të njëjtën anë me ministrinë, nuk gjykojmë një fjali. Nëse marrim vetëm fjalinë, Izraeli ka të drejtë të mbrohet, dakord, por s’ka të drejtë të sulmojë. Izraeli nuk ka të drejtë të vrasë fëmijë, të dhunojë e shkatërrojë. Vlerësojmë qëndrimin e Shqipërisë”.